Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri.
“O Madam” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artisti nga Ferizaj vjen me një klip veror që i përshtatet kohës, i cili tani ndodhet edhe në YouTube.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet Bytyqi në bashkëpunim me Bucin.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, ëeshoot Films.
Enisi prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, por që vazhdimisht lanson këngë në shqip.
Ai po vazhdon t’i qëndrojë besnik fansave që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/