Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka publikuar të premten këngën e tij më të re.
“Melodi” mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike dhe RnB.
Producent i këngës është Rzon, i cili është kujdesur për muzikën dhe tekstin.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtari nga Ferizaj vjen me një performancë atraktive.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni XL Films dhe Martin Flindt.
Enis Bytyqi përndryshe është mjaft aktiv në muzikë me projekte të reja dhe koncerte të vazhdueshme. /Telegrafi/