Artisti shqiptar, Enis Bytyqi, ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.
“Luj” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe vija melodike u realizua nga vet këngëtari në bashkëpunim me Geskon.
Ky i fundit vlen të ceket se u përkujdes edhe për producimin e këtij projekti.
Masterizimi ndërkohë u bë nga Marco Tolo dhe për videon u kujdes produksioni, XL Films.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Bytyqit.
Enisi nga ana tjetër pëlqehet mjaft shumë për zërin, e tani numëron edhe fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/