Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Habibti” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.
Muzika i është besuar producentit Rrzon, të cilit këngëtari nga Ferizaj ia beson tash e sa kohë punën.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shkretëtirën e Omanit.
Enis Bytyqi përndryshe është mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.
Ai vijon të jetë i angazhuar edhe me koncerte të shumta në mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/