Telegrafi

Enis Bytyqi publikon këngën e re “Gjemba”

Foto: Enis Bytyqi/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Gjemba” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është produkt i Çelik Lipës, gjersa për tekstin është kujdesur vet Enisi.

Foto: Enis Bytyqi/YouTube

“Gjemba” është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell skena mjaft verore dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Endri Rrahimi.

Enisi përndryshe është shumë aktiv në muzikë me prurje të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/