Site icon Telegrafi

Enis Bytyqi po vjen me këngë të reja

Enis Bytyqi (Foto: Instagram)

Ndonëse nuk është shumë aktiv me prurje të reja muzikore, këngëtari Enis Bytyqi admirohet nga publiku dhe numëron fansa të shumtë gjithandej.

Ai duket se po punon në projekte të reja dhe ky lajm u bë i ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

“Po vij me shumë gjëra të reja”, ka shkruar krahas kësaj fotografie artisti shqiptar, teksa nuk zbulon detaje më të hollësishme rreth këngës.

Ndërkohë, komentet ishin nga më të ndryshmet, madje fansat e tij duket se mezi po e presin këtë projekt muzikor të Bytyqit.

Lexo po ashtu Enis Bytyqi publikon këngën e re "Melodi"

“Melodi” titullohet kënga e fundit e lansuar me videoklip nga Enisi, e cila u mirëprit dhe në YouTube mori miliona klikime.

Vlen të ceket se Enis Bytyqi është shumë i kërkuar për performanca të ndryshme në Evropë.

“Marak”, “Ti”, “Sikur ajo”, “Bashk”, “Jerem”, “Inati”, janë disa nga këngët më të pëlqyera të 29-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version