Telegrafi

Enis Bytyqi lanson klipin e këngës “Ti!”

Enis Bytyqi në videoklipin e këngës "Ti!" (Foto: Screenshot/YouTube/Enis Bytyqi)

Enis Bytyqi e ka publikuar videoklipin e ri muzikor të këngës që mban titullin “Ti!”.

Vet këngëtari qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

Producent është Rzon, ndërsa për xhirimin e videos muzikore të këngës së re është angazhuar Martin Flindt.

U mbetet fansave të këngëtarit që ta vlerësojnë këngën e re dhe pritet të shihet se si do ta pranojnë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enis Bytyqi

“Marak” është një prej projekteve më të fundit solo të publikuara nga Enisi dhe që është pëlqyer shumë.

Kënga ishte punuar nga producenti i shumë hiteve, Nurteel, ndërsa vet këngëtari e kishte shkruar tekstin.

Videoklipi i xhiruar në Paris u lansua në YouTube më fund të muajit tetor, ndërsa deri më tani është shikuar 11 milionë herë në YouTube.