Një tjetër projekt i ri muzikor është publikuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Bëhet fjalë për këngën e re të artistit nga Ferizaj, Enis Bytyqi, e cila titullohet “Histori”.
Tekstin dhe vijën melodike e ka punuar vet këngëtari, ndërsa për producimin është përkujdesur Rzon.
Videoja e veçantë iu besua produksionit të njohur nga Prizreni, XL Films.
Kënga tashmë gjendet e disponueshme në platformën YouTube, kurse reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe mjaft pozitive.
Enisi në anën tjetër po vazhdon jetën në Gjermani, ndonëse në vendlindje më shumë rikthehet për prurjet e reja muzikore. /Telegrafi/