Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, dje (e premte) i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me vajzën e quajtur Rina, me të cilën tash e sa vite janë bashkë.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar menjëherë pamjet e para të dasmës, ku çifti shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar në ditën e tyre më të rëndësishme.
Nga pamjet, duket se Enisi i është përshtatur traditave, duke shkuar për të marrë së bashku me dasmorët nusen.
Ai dukej mjaft elegant, i veshur në një kostum të zi, gjersa nusja e tij mori gjithë vëmendjen me vellon e bardhë.
Përveç familjes, çifti kanë organizuar edhe një dasmë të madhe sonte në ferizaj, ku nuk do të mungojnë edhe shumë prej figurave publike.
Pas martesës, ata do të nisen për në muajin e mjaltit, ku si destinacion kanë zgjedhur një ishull luksoz në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/