Telegrafi

Enis Bytyqi dhe bashkëshortja e tij po shijojnë muajin e mjaltit në Mauritius

Foto Enis Bytyqi/Instagram

Këngëtari Enis Bytyqi javë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij u martuan në një ceremoni private, të organizuar sipas traditave në qytetin e tyre, në Ferizaj.

Pas martesës, çifti janë nisur në muajin e mjaltit, dhe si destinacion kanë zgjedhur një ishull mjaft luksoz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, çifti kanë bërë të ditur se po shijojnë pushimet në Mauritius.

Ky i fundit është një ishull i vogël i cili gjendet në lindje të kontinentit afrikan.

Nga pamjet e publikuara në Instagram, Enisi duket se po ia kalon mjaft mirë nën shoqërinë e dashurisë së jetës së tij.

Ai ka qenë mjaft aktiv këtë verë me prurje muzikore e koncerte të shumta anë e mbanë Kosovës. /Telegrafi/