Telegrafi

Enis Bytyqi më 16 korrik publikon këngën e re “Nashta”

Artisti i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Njoftimin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar disa imazhe nga xhirimet e videoklipit të ri.

Mes shumë gjërash, këngëtari nga Ferizaj thekson se më 16 korrik publikohet projekti i titulluar “Nashta”.

Enis Bytyqi (Foto: Instagram)

“Nashta më 16.07”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të 31 vjeçarit.

Kënga vjen pas “Ti fala”, të cilën e solli me klip më 9 maj të këtij viti dhe se deri më tani mblodhi miliona klikime.

Enisi përndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani së bashku me familjen e tij, por nuk ka lënë anash muzikën në shqip. /Telegrafi/