Kapiteni i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar dy supergola në fitoren e skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Kasimpasa.
Ish kampioni i Turqisë e fitoi ndeshjen me rezultat 5-1, e vlefshme kjo për xhiron e katërt në elitën turke.
Bardhi gjeti rrjetën në minutën e 28-të, duke realizuar supergol dhe ngriti epërsinë në 2-0 për Trabzonsporin, pasi paraprakisht kishte shënuar Destan.
🇲🇰⚽️ Enis Bardhi Screamer!
Another wonderful goal to add to the Bardhi catalogue.
Brilliant to see Bardhi starting consistent football games again. Feels like its been years since he had a consistent run in club football. Hopefully the turning point.https://t.co/vG0DG1S2ug
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) September 1, 2023
Tjetri gol spektakolar për shqiptarin nga Maqedonia erdhi në minutën e 64-t, kur fillimisht tentoi me të majtën, ndërsa në tentimin e dytë me këmbën e djathtë realizoi gol mjaftë të bukur, duke çuar shifrat në 4-0.
⚽️🇲🇰 ENIS BARDHI BRACE!
Another Bardhi screamer. What a finish.
Not many better pure ball strikers.
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) September 1, 2023
Deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola tjerë.
Bardhi ishte lojtari më i mirë fushë me notën 8.4 nga SofaScore.
Për Enis Bardhi këto, ishin dy golat e parë në sezonin e ri në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/