Site icon Telegrafi

Enis Bardhi largohet zyrtarisht nga Trabzonspori – shkëputet kontrata pa dëmshpërblim

Kohë të trazuara po vijojnë te Trabzonspori, i cili nuk mundi të arrinte suksesin që donte në Superligën e Turqisë.

Klubi turk ka shkëputur kontratën me lojtarin Enis Bardhi me marrëveshje të dyanshme.

Në deklaratë thuhej se skuadra nuk do t’i paguante asnjë dëmshpërblim lojtarit shqiptar.

 

“Kontrata mes klubit tonë dhe futbollistit profesionist Enis Bardhi, me datë fillimi 11.08.2022 dhe datë mbarimi 31.05.2025, është ndërprerë reciprokisht”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Sipas marrëveshjes, nuk do të paguhet dëmshpërblim për ndërprerjen e kontratës së lojtarit”.

Mbetet të shihet nëse Bardhi do të kërkojë dëmshpërblimin nga klubi turk, apo do të mbetet ky vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version