Telegrafi

“Enigme”, bashkëpunimi më i ri Art Abazit me MC Kreshën

Foto: PINT/YouTube

Këngëtari Art Abazi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur të skenës, MC Kresha.

“Enigme” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë, e punuar nga: Gent Myftaraj, Strike Beatz, dhe K-Master.

Ndërkohë për vargjet e tekstit, janë kujdesur vet Arti, Fifi dhe Gent Myftaraj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

Klipi i këngës është po ashtu mjaft i veçantë, në të cilin dyshja vijnë me një interpretim të thjeshtë dhe melankolik.

Foto: PINT/YouTube

Ana vizuale e projektit është prodhim i Pint dhe Gmaj7.

Art Abazi përndryshe është i njohur për stilin e tij në të veçantë në të kënduar, të cilin nuk e ka braktisur asnjëherë në tentativën e komercializimit, siç rëndom bëjnë shumë këngëtarë të tjerë. /Telegrafi/