Telegrafi

“Enigmatik” e Arta Bajramit kthehet në hit

Arta Bajrami vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.

Ndonëse është në skenën e muzikës vendore prej vitesh ajo është ende aktive me projekte të reja dhe një të tillë e ka lansuar pak ditë më parë.

Arta u rikthye me këngën me titull “Enigmati” të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip ku ajo shfaqet në formë të mirë dhe me shumë stil.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Kënga po pritet mirë nga ana e fansave të saj dhe brenda një jave ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në kanalin zyrtar të Artës në YouTube.

Ndërkohë, kujtojmë që producent i projektit është Don Arbas, me tekst të Avni Qahilit.

Teksa punën për klip e veçantë këngëtarja ia ka besuar “Bug Production”.

Lexo po ashtu Arta Bajrami sjell projektin e ri muzikor "Enigmatik"

Përveç me projekte muzikore, Arta është gjithashtu aktive në rrjete sociale dhe iu qëndron afër fansave duke ndarë imazhe edhe nga përditshmëria e saj. /Telegrafi/