U janë dashur muaj menaxhmentit të Barcelonës, të mendojnë për lëvizjet që do t’i bëjnë të ardhura.
Vera që i la pa Neymarin i cili iku në Paris Saint-Germain, ka bërë që fansat të kërkojnë përforcime.
Dhe pse skuadra e Ernesto Valverde është shumë më mirë se sezoni e kaluar, pasi rezultatet e flasin këtë, por klubi do të ta rris nivelin me një lojtarë të nivelit të lartë.
Në dimër mund të mos ketë shumë lëvizje, por vera do të jetë e nxehtë me shumë blerje.
Transferimet që sjellin emocione te tifozët
Ousmane Dembele erdhi në verë si zëvendësim i Neymar, por ai ka probleme me lëndim.
Klubi tentoi ta blejë Marco Verrattin dhe Philippe Coutinhos, por dështuan.
Sipas RAC1, të dy lojtarët do të tentohen përsëri me brazilianin që mbetet në krye të listës.
Në listë është edhe Antoine Griezmann, i cili pritet të vlerësohet 100 milionë euro.
Edhe Coutinho edhe Griezmann kanë marr bekimin e Lionel Messit.
Talentet që përcillen
Barcelona me drejtorin e tyre sportiv, Robert Fernandez, vazhdojnë të shikojnë në Evropë për talent.
Formula e Marc-Andre ter Stegen, Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo, janë yjet që kanë ndezur në këtë mënyrë.
Tani po shikohen nga afër Nabil Fekir (Lyon), Aleksandr Golovin (CSKA), Goretzka dhe Max Meyer (Schalke) dhe Jean Seri (Nice), janë në listën e gjatë.
Largimet pritet të nisen nga Thomas Vermaelen dhe Javier Mascherano. /Telegrafi/