Këngëtarja e njohur Eni Koçi duket se është përfshirë në frymën festive të atmosferës së fundvitit.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara së fundmi, ku është shfaqur mjaft festive.
Në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, Eni dukej mjaft atraktive në një fustan të shkurtër ngjyrë blu dhe me shkëlqim.
“Gëzuar për një tjetër vit”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Eni përndryshe është duke shijuar lidhjen e saj me këngëtarin Genc Prelvukaj, me të cilin gjithashtu ka realizuar një nga fotografitë e setit festiv për fundvit.
Ajo ka pasur një vit mjaft të suksesshëm me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk ka munguar edhe në koncerte e mbrëmje muzikore anë e mbanë trevave shqiptare. /Telegrafi/