Eni Koçi bën pjesë në listën e këngëtarëve më atraktive shqiptare, ndërsa prezenca e saj në rrjetet sociale, nuk është e rrallë.
Përmes publikimit të pozave joshëse, ajo arrin të marrë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
Gjatë këtyre ditëve, bukuroshja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar në mënyrë joshëse duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
“Afër teje” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Enit që u lansua në fillim të muajit mars.
Kënga që u publikua me videoklip ishte bashkëpunim me aktorin e humorit, Olsi Bylyku. /Telegrafi/