Site icon Telegrafi

Eni Koçi vjen atraktive në promovim të linjës së saj dhe Gretës (Foto)

Eni Koçi është pa dyshim një prej yjeve më atraktive të skenës së shoubizits shqiptar.

Bukuroshja atraktive ka kohë që po punon në projekte të reja, jo vetëm muzikore. Ajo së fundmi filloi punën me brendin “Glam by Eni & Greta” me fustanë që krijohen nga dyshja.

Dhe, Eni ka publikuar një varg të fotove në linjën e fustaneve, ku Eni shkëlqen me dukjen e saj, e duket fenomenale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Nga kjo linjë ka bartur veshje edhe vet Greta, teksa është brend në ngritje.

Eni Koçi po punon në këtë risi në jetën dhe karrierën e saj pas shumë spekulimeve për jetën private.

Duket se romanca e saj me Genc Prelvukajn e ka inspiruar atë që të jetë një sipërmarrëse në ngritje.

Eni Koçi ka kohë që s’ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por gjithnjë tërheqë vëmendjen me linjat e saj trupore. /Telegrafi/

Exit mobile version