Telegrafi

Eni Koçi vë në pah ‘piercingun’ e saj të ri (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi ka qenë shumë e përfolur këtë vit.

Përveç projekteve muzikore që sjell, dhe të cilat marrin pëlqyeshmërinë e publikut, Eni jo pak herë flitet edhe për jetën e saj private.

Këngëtarja Eni Koçi ka qenë mjaft aktive dhe e përfolur gjatë verës 2017. Burimi i fotos: InstaStory

Si rrjedhojë, këngëtarja numëron ne mijëra ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Koçi ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet mjaft tërheqëse në pamje, teksa qëndron në veturën e saj.

Në këtë video, ajo ka vënë në pah edhe ‘piercingun’ e saj më të ri në hundë, përmes një varëse që e kishte lidhur me vathin në vesh.

Eni Koçi me ‘piercing’ të ri. Burimi i fotos: InstaStory

Me këtë ndryshim, Eni dukej mjaft seksi dhe e guximshme.

Ka tash e sa muaj që ajo përflitet për një lidhje me reperin shqiptar, Genc Prelvukajn, por që ende asnjë konfirmim nga dyshja nuk është parë të jetë dhënë për opinionin. /Telegrafi/

Në foto: Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj. Kolazh nga: InstaStory