Telegrafi

Eni Koçi vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave me dukjen e saj

Eni Koci (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera të estradës shqiptare, e cila rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë.

Fjala është për këngëtaren Eni Koçi, ndërsa vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme, e njëjta ka publikuar një fotografi mjaft atraktive që siç duket e ka realizuar në një pjesë të Prishtinës.

E veshur me fustan të shkurtër elegant e me flokë të lëshuara, këngëtarja Koçi mori vëmendjen e të gjithëve.

“Mbaje kokën lart”, ka shkruar krahas imazhit ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eni Koçi

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që ka pranuar nga fansat, duke u komplimentuar për këtë pamje.

Ndryshe, “Sekreti” mban titullin kënga e re e publikuar nga Eni, që u prit mjaft mirë dhe tashmë ka mbledhur afro një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/