Eni Koçi vazhdon të marrë vëmendjen e fansave sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Sot (e mërkurë), bukuroshja nga Shqipëria për Krishtlindje solli një fotografi mjaft atraktive në rrjetet sociale duke i uruar të gjithë ndjekësit e saj.
Imazhi në fjalë e shfaq këngëtaren Koçi tejet elegante në fustanin e shkurtër shkëlqyes.
Në dhomën magjike të dekoruar për festat e fundvitit, Eni duket në top formë me pamjen e saj elegante.
“Gëzuar Krishtlindjet. Shëndet e mbarësi për ju. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar 23-vjeçarja krahas fotografisë.
Kjo fotografi e Enit mori mbi 24 mijë pëlqime dhe me qindra komente nga fansat, duke e komplimentuar për dukjen.
Në anën tjetër, “Sekreti” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga Eni që u prit mjaft mirë dhe mori reagime të shumta pozitive në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/