Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Jo të pakta janë rastet kur Eni ndan me fansat imazhe të ndryshme, nga ku provokon linjën e veshjeve të saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur në një fustan të gjatë dhe elegant.
Ajo ka vënë në pah linjat e trupit, në veçanti vëmendje të madhe kanë marrë të pasmet e saj.
Ndryshe, tash e sa kohë ajo vazhdon të shijojë lidhjen e saj me këngëtarin Genc Prelvukaj. /Telegrafi/