Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, po vazhdon të shijojë pushimet në Tajlandë.
Artistja, e ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz vetëm në Instagram, edhe në këtë udhëtim është e shoqëruar nga partneri i saj, këngëtari Genc Prelvukaj.
Të njëjtit po argëtohen në masë të madhe nën temperaturat e larta, duke qenë se në vend mbizotëron aktualisht mot i ftohtë.
Meqenëse është shumë e afërt me ndjekësit e miqtë, biondja ka sjell disa fotografi të tjera në bikini.
Ajo ka vënë në pah linjat e bujshme atraktive, për të cilat përkujdeset me ushtrime në palestër.
Komplimentet krahas këtyre fotografive kanë qenë të shumta në hapësirën për komente.
Koçi këtë kohë ka qenë me pasive në muzikë, pasi prej kohësh nuk ka sjell këngë të re. /Telegrafi/