Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, duket se pas angazhimeve të shumta ka gjetur pak kohë për pushime.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka pozuar në bikini gjatë pushimeve.
Këngëtarja nga Shqipëria ka vënë në pah linjat atraktive trupore, ndërsa ka marrë vëmendje edhe me ndryshimin e saj të ri në dukej, pas lyerjes së flokëve me ngjyrën rozë.
“Ku i kaluat pushimet këtë verë?”, ka pyetur Eni ndjekësit e saj në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, ajo është duke i shijuar këto pushime në prani të të dashurit të saj të ri, reperit Genc Prelvukaj.
Eni ka qenë shumë aktive me projekte të shumta muzikore këtë vit, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/