Site icon Telegrafi

Eni Koçi sjell klipin e ri “Your Love” (Video)

Këngëtarja Eni Koçi ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Your Love”.

Kënga është ritmike e punuar nga kompozitori Elgit Doda, gjersa vargjet e tekstit i cili është në anglisht, i ka shkruar John Michael.

20 vjeçarja shquhet për bukurinë dhe linjat trupore, ndërsa kësaj here ajo është shfaqur me një performancë interesante e cila bën për vete publikun.

“Your Love” është realizuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur MAX Production./Telegrafi/

Exit mobile version