Duke qenë një prej këngëtareve më atraktive shqiptare, Eni Koçi shpesh përfolet në faqet rozë për dukjen e saj.
Në profilin e saj në Instagram, ajo kohë pas kohe publikon fotografi që vënë në plan të parë figurën trupore të biondes së popullarizuar.
Gjatë të martës, Eni e ka ndarë me fansat e saj një imazh, në të cilin ka pozuar me kostum të verdhë larjeje.
Ndryshe, këngëtarja është duke shijuar një romancë dashurie me reperin nga Kosova, Genc Prelvukaj.
Sa i përket karrierës muzikore, projekti i saj më i fundit është bashkëpunimi me komikun Olsi Bylyku, “Afër teje”. /Telegrafi/