Ajo është një nga emrat më të pëlqyer të showbizit shqiptar, e cila ka bërë për vete një publik të tërë me zërin dhe stilin e veçantë.
Fjala është për këngëtaren shqiptare, Eni Koçi, derisa po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat e saj.
Së fundmi, 23-vjeçarja ka bërë një ndryshim të ri në pamje, ku është kthyer me stilin e dikurshëm të flokëve.
Eni ka vendosur që sërish t’i bëjë flokët e kuqe dhe kjo ngjyrë e veçantë i shkon mjaft shumë asaj.
Nga ana tjetër, këngëtarja nga Shqipëria po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në muzikë.
“Bella” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares Koçi në duet me këngëtarin Lindon Berisha. /Telegrafi/