Ka kohë që Eni Koçi e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, ndërsa tashmë është caktuar edhe data e publikimit.
Bukuroshja nga Shqipëria ka bërë të ditur se këngën e re do ta publikojë ditën e mërkurë (më 16 tetor).
Kënga titullohet “Sekreti” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale, me ç’rast në videoklip është paralajmëruar edhe prezenca e të dashurit të saj, Genc Prelvukaj.
Pikërisht një fragment të shkurtët të klipit, Eni e ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.
Bashkëpunimi me Lindon Berishën, “Bella”, është realizimi më i fundit muzikor i Eni Koçit. /Telegrafi/