Këngëtarja Eni Koçi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Sekreti” titullohet kënga e sa e re, e cila lundron në rrymat reggae dhe RnB.
Melodia dhe teksti janë punuar nga vet Eni, gjersa producent i këngës është Genc Prelvukaj.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip, në të cilin këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive.
Ana vizuale i është besuar produksionit Black Fish Entertainment.
Eni është shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HXH5Ij7CNv0