Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i fundit në estradën shqiptare që kanë rrëmbyer vëmendjen.
Ka shumë kohë që ata janë në lidhje, por vetëm tash vendosën të dalin publikisht.
Dhe, kjo ndodhi pasi Genci i propozoi Enit duke u fejuar kështu, një konfirmim që u bë publik për media.
Çifti bënë paraqitjen e parë të përbashkët televizive në një nga emisionet e shikuara, “Xing me Ermalin”, ku edhe folën për romancën e tyre.
Eni ka pohuar se ata nuk kanë qenë gati për të nisur një lidhje të përbashkët.
“Është interesante si njerëzit kishin kaq shumë kuriozitet. Ne, pa e ditur vet a ishim apo jo, e dinin tjetër. Edhe ne nga njerëzit e morëm vesh”, u shpreh Eni në emision.
Genci dhe Eni pritet që së bashku të editojnë edhe një album. /Telegrafi/
https://youtu.be/Greb4xPKjfU