Telegrafi

Eni Koçi me pozë provokuese, vë në pah këmbët atraktive

Foto: Eni Koçi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, muajin e kaluar solli versionin akustik të këngës “Sot”, e cila u prit mirë nga publiku.

Ndërsa së fundmi, ajo ka pozuar për revistën “Star People”, ndërsa është shfaqur mjaft provokuese në kopertinën e saj.

E veshur me një xhup të zi, këngëtarja ka vënë në pah këmbët atraktive, ndërsa ka joshur fansat me linjat e saj trupore.

“Asnjë fjalë nuk nevojitet”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie të ndarë me fansat në Instagram, duke lënë të kuptohet se nuk ka nevojë për më shumë fjalë.

Ndërkohë pëlqimet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ani ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë këto ditë, kjo për faktin se më në fund i dashuri i saj, këngëtari Genc Prelvukaj pranoi publikisht romancën me të.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (Foto: YouTube)

Eni ndërkohë përveç muzikës, vazhdon të jetë e angazhuar edhe në biznes, pasi bashkë me motrën e saj, Gretën, kanë të hapur një dyqan veshjesh në Tiranë.

Ndërkohë, ajo vazhdon të punojë edhe rreth projekteve të reja, për të sjellë gjithmonë diçka t1% re për fansat e saj. /Telegrafi/