Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, është duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.
Artistja, e cila u shoqërua nga i dashuri Genc Prelvukaj, ndan vazhdimisht me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.
Ditën e sotme (e martë), biondja ka pozuar atraktive nga një vaskë derisa shijon pamjen e bukur të bregdetit.
“Mirëmëngjes, kaloni një ditë të bukur”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Ndërkohë, komplimentet krahas këtij imazhi nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit e artistes 24 vjeçare.
Eni së bashku me Gencin prej disa ditësh janë duke eksploruar Shqipërinë e duke vizituar thuajse çdo moment historik.
Sa i përket anës muzikore, “Sekreti” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga këngëtarja Koçi. /Telegrafi/