Nuk ka dyshim se Eni Koçi është ndër këngëtaret më atraktive shqiptare dhe këtë e dëshmon vazhdimisht me imazhet e publikuara në rrjetet sociale.
Këto ditë ajo ka ardhur me disa poza me fustan dhe të tjera me kostum, në të cilat duket mjaft joshëse.
Fansat e saj i kanë pëlqyer fotografitë e këngëtares, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
“Qëndro drejt, ec me krenari”, është përshkrimi i njërës prej fotografive të publikuara.
“Lëre të bukurën e asaj që do, të behet ajo që bën”, shkruan pranë një imazhi tjetër të këngëtares.
“Jemi dashtë” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Eni Koçit që u publikua në muajin shkurt.
Kënga që është realizuar nga Genc Prelvukaj me videoklip të Black Fish Entertainment është shikuar mbi 1.5 milion herë në YouTube. /Telegrafi/