Telegrafi

Eni Koçi po bashkëpunon me Lindonin për këngën e re

Eni Koçi (Foto: Instagram/enikociii)

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin Elinel, ajo bën të ditur se po vjen në duet me këngëtarin nga Maqedonia, Lindon Berisha.

Dyshja në rrjetet sociale kanë sjellë pamje nga xhirimet e klipit, derisa biondja ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj.

Eni Koçi dhe Lindon Berisha (Foto: enikociii)

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, ndërkohë që besohet se do të pritet mirë nga fansat e artistëve.

Këngëtari Berisha ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë këngë të re, kurse Eni po vazhdon t’i mbajë aktivë fansat me projekte të njëpasnjëshme.

Ndryshe, Eni dhe Lindoni do të vijnë ndaras me këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Lindon Berisha (Foto: Instagram/lindon.b)