Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Artisti, i cili numëron fansa të shumtë në Instagram, bëri të ditur se kënga e tij e radhës lansohet më 1 nëntor.
Ai njëherësh tregon se pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi.
I njëjti ka ndarë një imazh përkrah të fejuarës, ku shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
“Një moment që kthehet në kujtim të përjetshëm”, ka shkruar ai.
Kjo njëherësh është kënga e parë e Gencit me klip nga albumi i tij i ri “Gentivs II”.
Presim të shohim se çfarë ka përgatitur artisti i mirënjohur i estradës shqiptare. /Telegrafi/