Telegrafi

Eni Koçi paralajmëron klipin e ri

Eni Koçi (Foto: Instagram/EniKociiii)

Eni Koçi e ka përgatitur videoklipin e ri muzikor, të cilin do ta publikojë nesër (e mërkurë).

Këngëtarja e ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale për t’i informuar fansat e saj që ta presin projektin e ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Edhe sot”, ndërsa në video shihet edhe Astrit Stafai, i cili është kujdesur për muzikën me kitarë.

Lexo po ashtu Lajmet për Eni Koçit

“Një melodi e bukur dashurie. Nesër”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Eni ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti duke sjellë shumë projekte muzikore, në veçanti edhe disa bashkëpunime.

Harrove” është titulli i njërës prej këngëve të fundit që e realizoi në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua më 19 tetor dhe deri më tani numëron afro 1.5 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/