Telegrafi

Eni Koçi paralajmëron këngën “Lamtumirë”

Eni Koçi Foto: Instagram/enikociiii

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që ‘rrëmbeu’ zemrat e fansave qysh në moshë të re.

Bëhet fjalë për Eni Koçin, e cila ndër vite ka mbajtur të azhurnuar fansat përmes postimeve për jetën dhe karrierën profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Eni ka bërë të ditur se do të sjellë këngën më të re.

“Lamtumirë” mban titullin projekti muzikor, i cili do të lansohet në platformat digjitale me tre dhjetor.

Eni po ashtu ka zgjedhur që të ndajë disa sekuenca nga klipi, ku ajo shihet duke kalëruar.

(Foto: Instagram)

Sidoqoftë kësaj, “Sekreti” mbetet kënga e saj e fundit e realizuar para një viti. /Telegrafi/