Këngëtarja tashmë shumë e pëlqyer nga publiku, Eni Koçi, ka filluar punën për projektin e ri muzikor.
Artistja, e cila numëron hite të shumta në skenë, këtë herë njofton fansat se po vjen në një bashkëpunim.
Duke mos dhënë më shumë detaje për publikun, biondja u ka lënë hapësirë fansave të gjejnë këngëtarin me të cilin ka bashkuar forcat.
“Kënga e re ft…? Të shohim kush po e gjen”, ka shkruar ajo.
Supozimet e ndjekësve në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, teksa ndër emrat e përmendur janë: Noizy, Buta, Shpat Kasapi etj.
Aludimet për këta emra vijnë pasi të njëjtit artistë kanë publikuar imazhe nga studio e tyre muzikore.
Ndryshe, të fundit këngë Eni e ka lansuar gjatë vitit të kaluar dhe tani po rikthehet pas një kohe të gjatë te admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/