Site icon Telegrafi

Eni Koçi: Nuk i kam ndërprerë studimet për mjekësi, dhe as nuk do t’i ndërpres derisa të kualifikohem

Foto: Eni Koçi/Instagram

Këngëtarja Eni Koçi është shumë e pëlqyera nga mijëra fansa anë e mbanë trojeve shqiptare për muzikën e saj.

Përveç muzikës, ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj edhe në biznes, pasi bashkë me motrën e saj, Gretën, menaxhojnë një butik në qendër të Tiranës.

Dhe përveç këtyre, Eni vazhdon të jetë një studente e mjekësisë, degë të cilën e studion tash e sa vite në Britaninë e Madhe.

Në një pyetësor të bërë nga fansat së fundmi në rrjetin social Instagram, njëra nga pyetjet ishte pikërisht në lidhje me studimet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Njëri nga fansat e kishte pyetur atë nëse ajo i kishte ndërprerë studimet në Angli, dhe përgjigjja e Enit ishte strikte “jo”.

“Nuk i kam ndërprerë dhe nuk i ndërpres derisa të arrij kualifikimet që synoj”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Tash e sa kohë, Eni ndjehet e plotësuar edhe në jetën e private, pasi prej gati dy vitesh ka nisur një lidhje me reperin e njohur kosovar, Genc Prelvukaj. /Telegrafi/

Foto: Eni Koçi/Instagram
Exit mobile version