Telegrafi

Eni Koçi, një trup për t’u admiruar (Foto)

Eni Koçi ka ditur të tërheqë vëmendje me fizikun dhe dukjen e saj me anë të seteve fotografike, disa prej të cilëve i ka publikuar edhe për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja nga Shqipëria ka linja trupore për t’u admiruar, prandaj kujdeset që t’i vë në pah format e saj.

Forma mbresëlënëse trupore (Instagram)

Së fundmi, ajo e ka publikuar një fotografi nga Antalya e Turqisë, ku shfaqet buzë detit, ndërsa ka të veshura xhinse tejet të shkurtra dhe një bluzë me pak material.

Lexo po ashtu Vazhdojnë pozat e Enit me kostum larjeje (Foto)

“Rregullat janë për njerëzit që nuk dinë se çfarë të bëjnë”, ka shkruar Eni.

Sa i përket muzikës, Eni në muajin prill publikoi videoklipin e këngës “Your Love” që është shikuar mbi 2.6 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/