Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja Roma Vs. Liverpool.
Të entuziazmuar për këtë ndeshje janë tifozët e secilit ekip, e tillë duke se ka shumë edhe në trevat shqiptare.
Eni Koçi, këngëtarja atraktive nga Shqipëria, duket se është një tifoze e zjarrtë e ekipit të Liverpoolit.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet me fanellën e futbollistit të famshëm, Steven Gerrard.
“Cilin ekip po e përkrahni sot?”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka bërë për vete fansat me pozat atraktive.
Eni është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, kjo falë fotografive dhe aktivitetit të saj që ajo e ndan me fansa.
Në muajt në vazhdim, pritet që këngëtarja të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/