Telegrafi

Eni Koçi të enjten publikon këngën e re në bashkëpunim me Lindonin

Eni Koçi (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri.

Këtë këngë ajo pritet ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Lindon Berisha, ndërsa xhirimet pothuajse kanë përfunduar.

Së fundmi, Koçi në llogarinë e saj personale në Instagram, i ka njoftuar fansat se ky projekt do të publikohet nesër (e enjte).

Eni Koçi (Foto: Instagram/enikociii)

“Nesër në orën 17:00, publikohet Bella”, ka shkruar biondja në postimin e ndarë me ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artistët i kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe presim të shohim se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe.

Ndryshe, Eni dhe Lindoni po vazhdojnë ndaras të punojnë në projekte të tjera, që do i publikojnë në ditët në vijim. /Telegrafi/