Eni Koçin e shohim gjithnjë atraktive në fotografi dhe duke shijuar sukseset.
Megjithatë, edhe ajo ka momentet e veta stresuese ku nuk kalon shumë mirë.
Këngëtarja është ndalur nga policia shqiptare, ku prej tyre nuk është privilegjuar pse është këngëtare.
Bukuroshja nuk refuzoi të bëj testin, por shtroi çudinë e saj pasi që mohoi se konsumon alkool.
“Qa t`i bëj unë, t`i fryej kësaj?”, pyet ajo fillimisht.
“Nuk të del se unë s`pi kurrë alkool, vetëm nga unë s`të del”, i thotë Eni, policit.
Pas kësaj ajo nis sërish të ngasë veturën duke thënë “ky ishte testi i alkoolit, mi?”, e entuziazmuar për “përvojën” e re në jetë. /Telegrafi/