Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është ndër më të dashurat në estradën shqiptare.
Bukuroshja bionde është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe nga përditshmëria e saj.
Në një të fundit, në rrjetin social Instagram, Eni është parë duke shijuar kohën e saj me mëngjes në shtrat.
E rrethuar me pjata të mbushura me ushqime, ajo është parë të jetë veshur me një robdishan.
Sikurse edhe herëve të tjera edhe kësaj radhe ajo nuk ka lënë pa theksuar linjat e saj trupore.
Sa i përket projekteve muzikore “Bella” mban titullin projekti i saj i fundit, i realizuar rreth një vit më parë. /Telegrafi/