Telegrafi

Eni Koçi largon katër kilogramë dhe tregon se si e bëri këtë për një muaj

Këngëtarja Eni Koçi gjithmonë rrëmben vëmendjen.

Ajo ka qindra mijëra ndjeks në rrjetin social Instagram, teksa komentet për të janë të shumta për dukjen që zotëron.

Eni Koçi ka publikuar një InstaStory tash ku ka zbuluar një sekret të dukjes së saj.

Ajo ka zbuluar se ka humbur hiç më pak se katër kilogramë dhe ndihet shumë mirë pas largimit të kësaj peshe.

“Minus 4 kilogramë në mënyrë shumë të shëndetshme për një muaj, me stërvitje dhe ushqim të kontrolluar”, potencoi Eni në këtë njoftim të saj për publikun.

Edhe në fotot e Enit vërehet ky ndryshim prej katër kilogramësh, pasi ajo duket edhe më seksi.

Eni Koçi është në përgatitje të projekteve të reja.

Bukuroshja ka kohë që është në lidhje me Genc Prelvukajn. /Telegrafi/