Telegrafi

Eni Koci ka të ftoftë, Genc Prelvukaj tregohet xhentëlmen (Foto)

Genc Prelvukaj nga Etnon bashkë me Milotin dy ditë më parë kanë nisur një tur koncertesh përtej oqeanit.

Në këtë cikël të koncerteve, dyshja e grupit të njohur nuk janë vetëm por me një tjetër dyshe.

Fjala është për motrat Koçi, Greta dhe Eni, që gjithashtu po shoqërojnë Gencin e Milotin në mbrëmjet muzikore për shqiptarët përtej oqeanit.

E duket se kimia mes artistëve është aq e mirë saqë Genci t’i zhvishet para syve koleges së tij, Enit.

Këtë e ka bërë me qëllim që kjo e fundit të mos ketë ftohtë duke i dhuruar fanellën e tij.

Ky gjest i ka pëlqyer mjaft Enit e cila në videon e ndarë, kolegun e saj e quan një xhentëlmen të vërtetë. /Prive/