Telegrafi

Eni Koçi, Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli sjellin këngën e re “Për Tiranë”

Eni Koçi, Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli kanë publikuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Për Tiranë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe producimi është bërë nga Genci në bashkëpunim me artistin gjilanas.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit “Black Fish”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Eni dhe Genci janë rikthyer me një bashkëpunim pas një kohe të gjatë, pasi dikur kanë qenë shumë aktiv.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata tashmë janë të martuar dhe kanë bashkë një vajzë.

Këngën e plotë theksojmë se mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Black Fish. /Telegrafi/