Eni Koçi, Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli kanë publikuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Për Tiranë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti dhe producimi është bërë nga Genci në bashkëpunim me artistin gjilanas.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit “Black Fish”.
Eni dhe Genci janë rikthyer me një bashkëpunim pas një kohe të gjatë, pasi dikur kanë qenë shumë aktiv.
Ata tashmë janë të martuar dhe kanë bashkë një vajzë.
Këngën e plotë theksojmë se mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Black Fish. /Telegrafi/