Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, për më shumë se dy vite është e fejuar me reperin nga Kosova, Genc Prelvukajn.
Të njëjtit janë një nga çiftet më të pëlqyera të estradēs që komentohen pothuajse për çdo paraqitje të tyre.
Së fundmi, ka qenë Eni ajo e cila u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit pyetje-përgjigje në InstaStory.
Një nga pyetjet ishte se ‘a bëhet xheloze për Gencin’?, përgjigjen e së cilës Koçi e publikoi menjëherë duke treguar raportin e afërt dhe të shëndoshë që kanë me njëri-tjetrin.
”Nuk kemi aspak probleme xhelozie me njëri-tjetrin. Themelet më të forta të një marrëdhënie të shëndetshme fillojnë me besimin. Nëse fillojnë dyshimet dhe xhelozet marrëdhënia fillon lëkundet dhe s’ka qetësi”, ka thënë ajo.
Eni dhe Genci periudhën e pandemisë e kanë kaluar së bashku, të cilët njëherësh nuk janë ndalur së punuari edhe në prurje të reja muzikore.
Artisti i njohur po ashtu ka filluar punën edhe për albumin e ri që do të lansohet në muajin nëntor. /Telegrafi/